Ç’i duhen rrobat ish-engjëllit të “Victoria’s Secret”!
Miranda Kerr ka pozuar nudo për “Harper Bazaar” Australia dhe kjo duket të jetë kopertina më e guximshme e saj, në të cilën modelja shfaqet tërësisht nudo me një palë këpucë të Christian Louboutin.
Ish-engjëlli i “Victoria’s Secret”, modelja australiane ka pozuar për numrin janar-shkurt të “Harper Bazaar”, në ballkonin e një hoteli në Los Angelos.
Titulli i kopertinës do të jetë “Ëhat Lies Beneath” dhe sjell një rrëfim të bukuroshes e cila u shkëput nga pasarela e Victoria Beckham në 2013.
Miranda Kerr, pas ndarjes me yllin hollivudian Orlando Bloom, ka filluar një romancë të re dashurie me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel.