CIA: Nëndetëset bërthamore të SHBA-së dhe Sovjetike janë përplasur

Nëndetësja e SHBA-së dhe e Bashkimit Sovjetik janë përplasur me njëra-tjetrën në bregdetin e Skocisë para 40 viteve, gjatë luftës së ftoftë kanë zbuluar dokumentet e deklasifikuara të CIA-s. Në nëntor të vitit 1974, nëndetësja SSBN James Madison që është e dizajnuar për të mbajtur raketën bërthamore Poseidon, është përplasur me një nëndetëse sovjetike jashtë bazës së Holy Loch. Të dyja u shfaqën para se një anije sovjetike të zhytej dhe zhdukej. Ky incident ishte raportuar edhe atëherë, por vetëm tani është konfirmuar për herë të parë në dokumentet e publikuara të CIA-s. Holy Loch që gjendet në Skoci ishte bazë e nëndetëseve gjatë Luftës së Dytë Botërore para se nëndetëset amerikane të vendosën aty nga vitet 1960 gjatë Luftës së Ftoftë. Kjo bazë është mbyllur në vitin 1992, të njëjtin vit ku edhe nëndetësja James Madison u nxjerrë jashtë përdorimit. Ky dokument është njëri nga 13 milionë faqet e dokumenteve sekrete të CIA-së që u lançuan, për shkak të një padie kundër agjencisë të inteligjencës së SHBA.

SHKARKO APP