Çifti Johnny Depp dhe Amber Heard shkëlqejnë në tapetin e kuq
Të gjitha dyshimet se martesa e Johnny Depp dhe bashkëshortes së tij Amber Heard nuk po shkon mirë janë hedhur poshtë mbrëmjen e së premtes gjatë Festivalit të Filmit në Venecia. Çifti nuk ishte parë bashkë për më shumë se 2 muaj por ata shfaqur mëse të dashuruar në teksa shkëlqenin në tapetin e kuq në premierën e filmit “Black Mass”. Aktorja 29 vjeçare dukej mahnitëse përkrahë Depp e veshur më një fustan të gjatë të zi ndërkohë që ai i kishte vendosur dorën te beli.