Çifti me fat, fitojnë lotarinë për herë të tretë. Janë pronarë të 6.1 milione $
Një çift kanadez duhet ta quajnë veten vërtet me fat. Kanë fituar për herë të tretë llotarinë. Barbara dhe Duglas Fink kanë fitur 6.1 milionë dollarë në llotari.
Sipas një njoftimi për shtyp lotaria “Ëestern Canada Lottery” ka thënë se ky ishte deri tani çmimi më i madh i fituar deri tani.
Ata kanë fituar edhe dy herë të tjera. Në vitin 1989 ato kanë fituar 128.000 dollarë dhe në vitin 2010 kanë fituar 100.000 dollarë.
Sipas organizatorëve të lotarisë çifti ka thënë se ato do të përdorin paratë për të sigurar të ardhmen e fëmijëve të tyre.
“Familja vjen e para” tha zonja Fink. “Ne duam të sigurojmë të ardhmen e vajzave dhe nipërve tanë.”
Ato do ti shpenzojnë të gjitha fitimet për veten e tyre. Zoti Fink është shprehur se ato kanë planifikuar të udhëtojnë dhe të blejnë një shtëpi të re. “Barbara dëshiron një shtëpi të re dhe ajo do ta blejë atë.”