Çifti paguan 155 mijë dollarë për t’i shpëtuar jetën qenit

Një bulldog francez vazhdon të zbukurojë shtëpinë e një çifti në Brooklyn , pasi këta të fundit shpenzuan rreth 155 mijë dollarë për trajtimin e tij mjekësore gjatë 3 viteve të kaluara.  Kate dhe Ben Stern e adoptuan bulldogun e quajtur Jones, në vitin 2013, por atëherë ai ishte vetëm 6 muajsh.Qeni fillimisht nisi që të kishte të vjella dhe probleme me frymëmarrjen. Më pas ai mori pneumoni. Për t’i shpëtuar jetën, çifti Stern pagoi shumën marramendëse dhe shprehen të lumtur që qeni i tyre është gjallë.

Kate dhe Ben ende nuk ishin gate që të hiqnin dorë nga qeni i tyre, i cili ishte edhe dërguesi i unazave në dasmën e tyre. Ben tha:-“Jeta e kafshës që ju mbani në shtëpi nuk mund të jetë një vendim financiar”.

SHKARKO APP