Çifti që përloti botën në setin fotografik

“Çifti që përloti botën”. E gjitha falë një mometi pa filtra, që u fiksua nga një fotograf australian, i cili kapi momentin e rrallë dhe emocionues kur çifti i sapomartuar shpërthyen në lot gjatë realizimit të setit fotografik.

Më 30 Prill fotografi James Day po realizonte setin fotografik të dasmës së Adrian dhe Rosyln në Bowral, Australi. Por, kur po përgatitej të shkrepte fotot në perëndim të diellit, ai vendosi të dilte nga korniza e monotones dhe të provonte diçka më reale.

“Po fotografoja Adrian dhe Roslyn në perëndim të diellit. Po krijoja ato skena madhështore të muzgut … ti i njeh ata … njerëzit e vegjël në një skenë të madhe. Ashtu si drita u bë e mahnitshme, unë hoqa gjithçka që kisha në plan për foton dhe shkova tek ata dhe ju thashë, “Mos merrni poza. Vetëm shijoni muzgun tuaj të parë si bashkëshort dhe bashkëshorte”. Ata pastaj mbajtën njëri-tjetrin në mënyrën më të bukur … Ishte shumë më e bukur se çdo gjë që unë mund të vendosja ndonjëherë.

Pastaj i thashë Adrianit: “Kam një pyetje për ty, por dua që ti më tregosh përgjigjen ndaj Roslyn”. Unë vazhdova: “Nga miliarda njerëz në planet, që ju keni zgjedhur të kaloni pjesën tjetër të jetës tuaj me Roslyn. A mund t’i tregoni pse?” Në ato momente unë fillova të shihja sytë e Roslyn-it, pastaj lotët më të bukura që u derdhën në fytyrën e saj. Pastaj gjeta veten duke qarë. Oh Dashuria, Ti je aq e çmuar”, shkroi fotografi në postimin e tij në Facebook.

Që kur u postua në Facebook, fotoja prekëse është shpërndarë nga më shumë se 43 mijë persona dhe është pëlqyer nga 183 mijë të tjerë.

R.Sh

SHKARKO APP