Çiklisti i shpëton jetën një koteleje të vogël (Video)

Një çiklist nga Brazili kur pa një kotele të vogël që kishte nevojë për ndihmë pa menduar është ndalur dhe ka vendosur ta merrte me vete.

Viitor Fonseca nuk kishte vend ku ta mbante dhe zgjidhja e vetme ishte të zbërthente këmishën e tij edhe ta vendoste në gjoks.

Viitor u shpreh se i kishte gjetur një shtëpi të përhershme dhe njerëz të cilët kujdesen për të. Ndërsa udhëtimi me macen ishte më i ëmbëli  dhe që nuk do ta harrojë kurrë, raporton Index.hr.

/oranews

SHKARKO APP