Cili do të jetë plani B për Greqinë?

Nga Kenneth Rogoff

Tregjet Financiare e kanë pritur mjaft mirë fitoren e ekstremit të majtë në Greqi, në mënyrë të paparashikuar. Fitorja e SYRIZA i çoi obligacionet greke në majë.

Madje sipas një shembulli, Obligacionet 7 vjeçare spanjolle janë duke u tregtuar me norma interesi më të ulëta se SHBA. Çështja është se sa kohë do të zgjasë kjo situatë?!

Ndërkohë maxhoranca aktuale, SYRIZA duket se ka ndërmarr masa drastike përsa i përket kursimit dhe reformimit strukturor të administratës duke siguruar kështu një kursim të lartë fiskal. Gjithsesi dimensionet politike, sociale, ekonomike të SYRIZA konsiderohen shumë të rëndësishme për t’u injoruar. Në fakt është e pamundur për të menaxhuar një dalje të Greqisë nga Euro, në krahasim me situatën e shkuar, atë të kontrollimit të kapitaleve të saj financiare.

Gjithsesi disa politikanë theksojnë se një dalje e Greqisë nga Eurozona, nuk do të përbëjë më një problem ose kërcënim për vendet e tjera periferike. Vlen të përmenden gjithashtu politika të reja që në fillimet e krizës, në 2008, të cilat ndryshuan disi situatën. Si për shembull, Bashkimi i ri bankar, plotësimi i kushteve të Bankës Qendrore Europiane, për të shpëtuar euron dhe për të ruajtur një bashkim thelbësor mbi të gjitha monetar.

Një tjetër mekanizëm i rëndësishëm ka qenë dhe Zhvillimi i Mekanizmit të Stabilitetit Europian, i cili ashtu si Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kapacitete vepruese të mëdha. Edhe pse me të gjitha këto institucione financiare, përsëri kriza Greke si dhe rreziqet Globale financiare janë tepër të thella. Nuk është aspak e vështirë të kuptohet nënvlerësimi i politikave Gjermane nga ana e udhëheqësve të fuqishëm të Greqisë. Gjithsesi në çdo skenar, shumica e barrës së problemeve do të bjerë në vetë Greqinë. Çdo vend i “shthurur”, në këtë rast Greqia, nëse papritur është detyruar të jetojë me mundësitë që ajo vet krijon, atëherë ajo ka për të bërë një punë tepër të madhe, madje edhe nëse të gjitha borxhet e tij janë falur. Rasti i shthurjes së Greqisë ishte epik. Në prag të krizës në viti 2010 Greqia ishte në një gjendje alarmante, deficiti i buxhetit i shtetit (pra shuma në të cilën shpenzimet e qeverisë në të ardhura, tejkalonin të ardhurat, përjashtuar në këtë rast edhe pagesat e borxhit) ishte e barabartë me 10% të të ardhurave kombëtare.

 

Gjermanët ndërkohë arsyetojnë se ankesat për sasinë e konsumit, kanë ardhur si pasojë e keqmanaxhimit nga qeveritë e tjera. Tejkalimet kursimeve të këtyre qeverive, ngritën kështu në një nivel të lartë borxhin, duke pësuar kështu një rënie të menjëhershme. Gjithsesi Europa duhet të tregohet më bujare duke shkurtuar borxhin dhe duke ulur flukset afatshkurtra. E para që është e rëndësishme është nevoja për të reduktuar pasigurinë afatgjatë, si dhe për të ndihmuar rritjen afatgjatë.

Në fakt Greqia është duke u përballur me krizën dhe këtë mund ta evidentojmë dhe tek të rinjtë që po e përfundojnë shkollën vite me vonesë për shkak të protestave të mësuesve të tyre. Megjithëse, vlen të përmendet se pranimi i Greqisë në BE ka qenë mjeshtërisht i papërgjegjshëm, me evokim francez, të cilët për hir të së vërtetës meritojnë një pjesë të fajit.

Madje aso kohe Greqia ka dështuar dukshëm për të përmbushur një sërë kriteresh bazë për shkak të borxhit të saj, si dhe prapambetjes relative, ekonomike dhe politike. Së dyti shumica e financimit për borxhet e Greqisë erdhën nga Gjermania dhe Franca të cilat përfituan shuma të majme nga përqindjet e kredive. Çështja qëndron në faktin se deri kur do të bëhen lëshime për pagesat e borxhit, veprim ky që mund të krijojë probleme me vendet në periferi?!  Ajo që duhet bërë nëse Greqia qëndron akoma në Eurozonë, është kontrollimi i kapitaleve financiarë të saj, nëse Europa nuk dëshiron të rrëzohet përsëri.

 

Autori është profesor i Ekonomisë dhe Politikave Publike në Universitetin e Harvardit dhe mbajtës i çmimit të Bankës Gjermane në vitin 2011 dhe ekonomisti kryesor i Fondit Monetar Ndërkombëtar prej vitit 2001 deri në vitin 2003 vjen me një analizë mbi palët ardhme të Greqisë. Project Syndicate. Përgatiti Viola Thoma

 

SHKARKO APP