Cirku mbyll tendën pas afro 150 vitesh

Cirku Ringling Bros dhe Barnum & Bailey ka vendosur të mos performojë më pas 146 vitesh në këtë biznes, dhe shkak për këtë janë bërë rënia e shitjes së biletave dhe kostot e larta operative.

“Që prej majit të kaluar, kur u hoqën elefantët, shfaqjet, përqindja e rënies ishte shumë më e rëndë se çfarë ne prisnim dhe kjo ka çuar në këtë vendim të vështirë,” u shpreh Kenneth Feld, drejtor i Feld Entertainment, producentit të Ringling Bros dhe Barnum & Bailey.

Në majin e vitit të kaluar, cirku e tërhoqi shfaqjen e elefantëve, pas vitesh përballje e padish me aktivistët për të drejtat e kafshëve. Cirku nuk pranoi të kishte bërë ndonjë gabim, por ra dakort me një gjobë të konsiderueshme disa vite para se t’i jepte fund performancave të elefantëve. Grupi i të drejtave të kafshëve PETA tha se kjo “lajmëron fundin e shfaqjes më të trishtë në botë për kafshët e egra dhe madje i kërkon të tjera cirqeve të kafshëve të ndjekin këtë shembull, si një shenjë të kohëve që ndryshojnë.”

“Dërgimi i elefantëve drejt njësive të turit ishte vendimi i duhur dhe ne e përkrahim,” u shpreh Juliette Feld.

Feld u shpreh se vendimi për t’i dhënë fund cirkut nuk është një fitore për të drejtat e kafshëve.

“Kjo nuk është një fitore për aktivistët e të drejtave të kafshëve, nuk është fitore për askënd. Mbi 400 personat që ndikohen janë ata të cilët ne na interesojnë më shumë dhe kjo është e pafat. Aktivistët për të drejtat e kafshëve, nuk e di si mund ta thonë që kjo është një fitore, sepse ata do të duhet të gjejnë një axhendë të re për mbledhjen e fondeve. Ne i qëndrojmë gjithë kujdesit që i kemi dhënë gjithnjë kafshëve tona dhe që vazhdojmë t’ia japim. Dhe do të vijojmë edhe në të ardhmen.”

Aktivistët shpeshherë shfaqeshin jashtë cirkut me pamfleta dhe piktura të kafshëve, duke protestuar kundër përdorimit të elefantëve dhe duke argumentuar se ata abuzoheshin. Pas paditjes së Feld Entertainment, për prokurim me qëllime keqdashëse, më shumë se dhjetëra grupe për mirëqenien e kafshëve, ranë dakord të paguanin gjoba rreth 25 milionë dollarë në total, pas 14 vitesh çështje gjyqësore. Cirku do të përfundojë pas disa performancash në Providence dhe Nju Jork. Ndërkohë, të tjera prodhime nga Feld Entertainments, si Marvel Universe LIVE!, Monster Jam, Disney on Ice dhe Disney Live!, do të vijojnë, dhe kompania do të jetë gjithnjë në zhvillim të shfaqjeve të reja. Pronarët thonë se ata do të gjejnë shtëpi të përshtatshme për kafshët e cirkut, rreth 60 të tilla, ku përfshihen luanë, tigra, kuaj, deve dhe lama. Ata gjithashtu do të punojnë për të ndihmuar qindra personat që do të mbeten të papunë, duke asistuar që ata të gjejnë punë të reja dhe të marrin mbështetje për strehimin, pasi disa prej tyre jetojnë në trenët e cirkut.

Elephants perform during a Ringling Bros. and Barnum & Bailey Circus show in Wilkes-Barre, Penn., in April. Andrew Kelly / Reuters

ringlingbros

l_127388_110424_updates

Children watch Kelly Ann the Elephant paint an Easter egg, at the Ringling Bros. And Barnum and Bailey Circus in Washington, April 11, 2003. The children were from area military families taking part in a military appreciation day at the circus. REUTERS/William Philpott WP - RTRLPW5

SHKARKO APP