“Çmendet” merkato/ Gjiganti i La Ligës transferon talentin e ri për 126 milionë euro

Talenti portugez, Joao Felix, transferohet tek Atletico Madrid dhe lajmi është tashmë zyrtar. Shifra e transferimit është 126 milionë euro, rekord për Portugalinë dhe ndër shifrat më të mëdha në histori.

Felix, vetëm 19 vjeç, shpërtheu në sezonin që lamë pas, sepse shënoi 15 gola në kampionat dhe 3 në Europa League.

Lojtar me aftesi te shkëlqyera teknike, krahasohet me Kaka dhe kërkohej nga shumë kube, por ka zgjedhur Atletico Madridin, ndoshta edhe për shkak të lidhjes së shkëlqyer mes klubit spanjoll dhe agjentit të famshëm Jorge Mendes.


 

SHKARKO APP