Çmimet e fruta-perimeve, luleshtrydhja dhe qershia 300-400 lekë/kg

Në tregjet e Tiranës dominojnë produktet e vendit

Tregtarët: Çmimet do të ulen me rritjen e sasisë të prodhimit

Frutat e stinës si qershia, luleshtrydhja kushtojnë shtrenjtë në tregjet e kryeqytetit, 300 lekë/kg. Sipas një vëzhgimi të bërë në tregjet e Tiranës frutat perimet më të kërkuara nga konsumatorët kanë këto çmime: domatet 50-140 lekë/kg, specat 100 lekë/kg dhe patatet 60 lekë/kg.

Ndërsa frutat si mollë dhe portokalle tregtohen me cmimet 140 lekë/kg. Për tregtarët, krahasuar me një vit më parë ka rënie të çmimit. Arsyeja për ta mbetet prodhimi i paktë.

Tregtari: “Perimet më tepër ndërsa frutat akoma nuk kanë pësuar rënie. Nuk ka fuqi blerëse dhe normal që janë pak më të ulëta se vitet e tjera. Qershia në këtë kohë ka qenë 400-500 lekë.” 

Ndërsa konsumatorët i shohin çmimet në normalitet.

Konsumatore: “Nuk janë edhe shumë të shtrenjta, janë të arsyeshme. Ndërsa në krahasim me vitet e tjera janë më të lira.”

Në tregje kryesojnë më tepër produktet e vendit. Nga 46 produkte, 26 prej tyre janë produkte vendi, dhe 20 importi.

SHKARKO APP