Çmimi naftës, PS: Mima pranoi që Basha gënjen
Në vijim të debatit mbi çmimin e naftës, ajo ritheksoi qëndrimin e kahershëm të PS-së, se PD ka probleme me shifrat”.
“Sigurisht që PD ka ende probleme me shifrat, njësoj si në opozitë, por fakti që deputeti Mima flet për ulje në shkallën mesatare 6,5%, vlerë e përafërt me uljen e çmimit edhe në Shqipëri, tregon se Kryetari Basha gënjente kur thoshte se çmimi në Europë u ul me 40%”, nënvizoi Gjylameti nga selia e PS-së.
“I kërkuam Partisë Demokratike të na tregonte një vend në Europë ku çmimi kishte rënë 40% në tre muaj. Pas shumë ditësh përpjekje, me shifra të gabuara arritën të na tregonin disa vende ku çmimi është ulur 6-8%, por sërish shumë larg uljes 40% për të cilën gënjente Basha. Sot, vijoi Gjylameti, çmimi i naftës është një debat global, por e rëndësishme për Shqipërinë është se impakti mbi vendin tonë përputhet me vendet e rajonit, jo siç gënjente Lulzim Basha”, përfundoi deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.