Customers’ Friend, çmimi ndërkombëtar i biznesit, tani edhe në Shqipëri
Organizata ndërkombëtare ICERTIAS fton kompanitë tepër cilësore në Republika e Shqipërisë të sugjerojnë veten e tyre për çmimin prestigjioz ndërkombëtar në fushën e biznesit, Customer’s Friend, të ICERTIAS. Organizata ndërkombëtare ICERTIAS prezantoi sot programin e vet ku kompanitë që kanë marrëdhënie shembullore me klientët dhe punonjësit e tyre gjenden dhe certifikohen, dhe tani i fton kompanitë cilësore në Republika e Shqipërisë të sugjerojnë veten për këtë çmim prestigjioz ndërkombëtar në fushën e afarizmit.
Emri i këtij çmimi është “Customers’ Friend”, një projekt ndërkombëtar i cili është prezantuar për herë të parë në tregun evropian në vitin 2014, ndërsa tashmë është i disponueshëm në territorin e Republika e Shqipërisë.
Programi “Customers’ Friend” i ICERTIAS synon të mbledhë në kuadrin e vet kompani dhe organizata të cilat zbatojnë dhe i japin shtysë qëndrimit të drejtë dhe profesional në treg, komunikimit miqësor dhe profesional me klientët, përkrahjes së shkëlqyer për klientë dhe që ndikojnë pozitivisht në komunitetin social në territorin ku veprojnë.
Kompanitë dhe organizatat që kanë interes të bëhen pjesë e programit të certifikimit “Customers’ Friend” të ICERTIAS, i nënshtrohen shqyrtimit të kujdesshëm nga analistët dhe ekspertët e tregut, që punojnë në ICERTIAS, dhe që mbështeten në hulumtimet dytësore të tregut. Objektivi i programit ndërkombëtar “Customers’ Friend” të ICERTIAS është promovimi dhe nxitja e marrëdhënieve cilësore midis kompanive më të mira dhe klientëve të tyre, konsumatorëve, punonjësve dhe partnerëve afaristë. Në lidhje me këtë projekt ndërkombëtar të certifikimit mund të gjeni më shumë informata në faqen e internetit: www.customersfriend.org.
Kompanitë në Republika e Shqipërisë, të cilat gjykojnë se kanë marrëdhënie cilësore dhe shembullore me klientët dhe konsumatorët e tyre, si dhe me punonjësit, mund të vetësugjerohen për këtë çmim prestigjioz në fushën e afarizmit, duke vizituar faqen:www.customersfriend.org/application ose duke shkruar në adresën e postës elektronike: certification@icertias.com.
RRETH PROGRAMIT “CUSTOMERS’ FRIEND” TË ICERTIAS-it
Misioni i programit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it është gjetja, analizimi dhe shënjestrimi i kompanive dhe organizatave në treg të cilat ofrojnë një qëndrim shembullor në raportet që ato kanë me klientët (blerësit dhe konsumatorët), punonjësit dhe partnerët afaristë. Kompanitë të cilat i plotësojnë kriteret e certifikimit dhe që janë të gatshme të nënshkruajnë deklaratën e programit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it dhe që veprojnë në pajtim me rregullat e përmendura në të, hyjnë në programin e certifikimit “Customers’ Friend” të ICERTIAS dhe mund ta bëjnë pjesë të aktiviteteve të tyre promocionale medaljen “Customers’ Friend i ICERTIAS – SEPSE NE I VLERËSOJMË KLIENTËT TANË”.
Objektivi i programit ndërkombëtar “Customers’ Friend” të ICERTIAS është promovimi dhe nxitja e marrëdhënieve cilësore midis kompanive më të mira dhe klientëve të tyre, konsumatorëve, punonjësve dhe partnerëve afaristë. Organizata ndërkombëtare ICERTIAS – Shoqata Ndërkombëtare për Certifikime – me zyrat ndërkombëtare të regjistruara në Cyrih të Zvicrës, qëndron prapa programit të certifikimit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it.
RRETH ICERTIAS
ICERTIAS është një organizatë moderne, private, e pavarur nga ndikimi politik, e cila merret me hulumtim tregu dhe certifikim dhe që zbulon, certifikon dhe shpërblen kompanitë, produktet apo shërbimet që janë të nivelit më të lartë, duke i orientuar në këtë mënyrë klientët në mbarë botën drejt më të mirës që ofron tregu. Me programet e veta të certifikimit si “Best Buy Award”, “QUDAL – QUality meDAL” dhe “Customers’ Friend”, ICERTIAS aktualisht është e pranishme në mbi 40 vende në pesë kontinente. E themeluar në Zvicër në vitin 2011, organizata ICERTIAS është e regjistruar si “ICERTIAS – International Certification Association GmbH” në regjistrin zyrtar të Kantonit të Cyrihut.