FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç: Serbia nuk mund ta njohë Kosovën në tërë territorin e saj

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar sot në Beograd se nuk është reale që vetëm SHBA-ja të përfshihet në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe se nuk mund ta marrë me mend që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovën në gjithë territorin e saj, transmeton Koha.net.

“Tani për tani  nuk ka paralajmërime për ndonjë ndryshim të formatit dhe nuk është paraparë përfshirja e vendeve të tjera në dialog. Është e vështirë që vetëm SHBA-ja mund të përfshihet e jo edhe dikush tjetër, kjo është joreale”, citon “danas” të ketë thënë Daçiç pas takimit me shefen e diplomacisë norvegjeze Ine Eriksen Soreide.

Ai ka shtuar se për Serbinë është me rëndësi shumë të madhe që të arrihet një zgjidhje kompromisi porse ajo zgjidhej nuk mund të kuptohet se Serbia do ta njohë Kosovën në gjithë territorin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?