Dakordësi me mazhorancën? Bardhi: Kuvendi ka shpërndarë deklaratë të rreme. 3 kërkesat e PD
Kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, thotë se Kuvendi ka shpërndarë një deklaratë të rreme sa i përket dakordësisë së arritur mes opozitës dhe mazhorancës për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.
Sipas tij, në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, PD nuk ka rënë dakord për ngritjen e këtyre komisioneve. ”Nuk ka pasur asnjë dakordësi nga PD për dy projektvendimet”, tha Bardhi, ndërsa tha se kanë 3 kërkesa për të arritur dakordësi.
“Ndryshimin e pikës 3, në projektvendimin e Reformës Zgjedhore. Kemi kërkuar të ruhet formati i formulimit që ka pasur çdo komision i reformës zgjedhorë ku përcaktohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Propozimi për reformën territoriale propozimi ka qenë që mazhoranca të ketë shumicën, kërkesa jonë ka qenë barazi”, tha Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

