“Dancing with the stars”, mbyllin garën Albatros Rexhaj dhe Niko Komani

 

Ata kane sfiduar veten ne Samba, Salsa, Vals, Cha Cha, Rumba, Charleston e Jive, por mbrëmja e nëntë e “Dancing with the stars” ka qene tërësisht ndryshe nga te tjerat.

Teatri i yjeve në Vizion Plus është pushtuar nga tradita shqiptare me madhështinë e kostumografise dhe tingujve te paperseritshem të folklorit shqip. Kjo mbrëmje kuq e zi, ka nisur me një valle të Shqipërisë së Mesme të cilën e solli në skenë Dorina Mema për të vijuar me një rrugëtim skenik ne traditën e veriut dhe jugut.

Nuk mungoi as vallja nga Kosova, që përcolli Beatrix Ramosaj. Nata shqiptare është mbyllur me Rovena Dilon, me napolonin e njohur nga të gjithë. Në fazën më të nxehtë të spektaklit, juria e “Dancing with the stars” ka vendosur që në këtë puntatë të ndërpresë garën për dy konkurrentë. Për nëntë net Albatros Rexhaj dhe Niko Komani kanë performuar në Teatrin e Yjeve, jo vetëm për të përcjellë emocione. Ata e vlerësojnë pjesëmarrjen ne “Dancing with the stars 6” si një eksperiencë që i ndryshoi marrëdhënien me kërcimin. Në garë kanë mbetur gjashtë çifte që luftojnë për finalen e madhe të “Dancing with the stars” natën e ndërrimit të viteve.

SHKARKO APP