DASH publikon raportin për vitin 2025/ Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e Transparencës Fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Sipas DASH, vendi ynë ka bërë përparime të rëndësishme duke adresuar mangësitë që kishin penguar më herët këtë proces. Ndër hapat e ndërmarrë përmenden publikimi i dokumenteve të plota të buxhetit, përmirësimi i auditimeve dhe rritja e aksesit të qytetarëve në informacionin financiar të qeverisë.

Raporti vlerëson nëse qeveritë publikojnë buxhetin e përgjithshëm, raportet e auditimit të jashtëm si dhe të dhënat mbi kontratat dhe licencat shtetërore. Këto dokumente duhet të jenë të plota, të besueshme dhe të aksesueshme nga publiku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total, 72 shtete kanë plotësuar kriteret e transparencës fiskale, ndërsa 25 të tjera kanë shënuar përparim drejt përmbushjes së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas DASH, transparenca fiskale është thelbësore për menaxhimin efektiv të financave publike, forcimin e besimit të tregut, qëndrueshmërinë ekonomike dhe llogaridhënien e qeverisë ndaj qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?