David Ginola sfidë Sepp Blatter, hedh kandidaturën për kreun e ri të FIFA-s

Ish-lojtari i Tottenham dhe i Francës, David Ginola, ka konfirmuar se synon të sfidojë Sepp Blatter, në krye të presidencës së FIFA-s, në zgjedhjet e ardhshme.  Por më parë, ish-futbollistit të shquar, i duhet të pranohet nga FIFA, si kandidat për zgjedhjet e ardhshme.  Për të kandiduar 47-vjeçarit i kërkohet të marrë nominimin nga pesë anëtarë të bordit të FIFA-s. Ginola nuk njihet se ka eksperiencë si administrator i futbollit, por deri më 29 janar ai është gati t’i tregojë FIFA-s se ka luajtur një rol aktiv në sport gjatë dy viteve të fundit dhe ka mbështetjen e pesë federatave me peshë në futbollin botëror. Ginola nuk ka më shumë se dy javë kohë që të nisë përgatitjet për të siguruar kandidimin e tij dhe për t’i dhënë fund mbretërimit të Blatter, 78 vjeç, në krye të FIFA-s, që prej vitit 1998.  Ginola para kandidimit kërkoi që të mbështetet publikisht, edhe me mjete financiare, që të fitojë zgjedhjet e 29 majit për kreun e ri të FIFA-s, që do të zhvillohet në Zurih dhe të jetë ai pasuesi i Blatter. 

SHKARKO APP