Debate në Këshillin Bashkiak, PD: E nxorët Veliajn nga dera dhe e futët nga dritarja
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të premte ka nisur me tensione dhe debate. Shtyrja e fillimit të mbledhjes me 45 minuta nga kryetarja e Këshillit, nuk ka qenë arsyeja e vetme e debatit. Demokratët kërkuan sqarime se kush e qeverisë bashkinë më të madhe të vendit pas vendimit të gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn.
Dorian Teliti, kryetari i grupit demokrat ka ironizuar sjelljen e socialistëve ndaj Erion Veliajt që sipas tij fillimisht miratuan shkarkimin e menjëhershëm dhe 2 muaj më pas firmosen kërkesën për ta patur atë si kryetar në këshill. Anëtarët demokratë akuzuan kryetaren e këshillit bashkiak për shkelje te rregullores dhe rendit të ditës.
Në pikat e rendit të ditës këshilli bashkiak miratoi bonuset e qirave për banorët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti, shtimin e dy linjave urbane ne kryeqytet atë të zonës së “5 Majit” dhe Laprakës si dhe projekte të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

