Debate për Vlora Hysenin në Komision, deputeti Erion Malaj: Përgjegjësia penale është individuale

Çështja e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlorë Hyseni, vijon të shkaktojë debate në Parlament, ku opozita dhe mazhoranca kanë mbajtur qëndrime të kundërta lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar rasti.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Kulturës, deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se në seancën plenare deputetët socialistë, sipas saj, tentuan të pengonin zhvillimin e një debati parlamentar për Hysenin. Zhupa kritikoi mënyrën e funksionimit të institucioneve, duke e lidhur situatën me shqetësime më të gjera për respektimin e rregullave dhe të Kushtetutës.

Nga mazhoranca, deputeti socialist Erion Malaj kundërshtoi qëndrimin e opozitës, duke theksuar se përgjegjësia për çdo shkelje të mundshme duhet të jetë individuale dhe se çështja i takon drejtësisë. ”Ne me drejtësinë nuk kemi asnjë punë. Ajo është në punën e saj dhe kushdo që do të provohet i fajshëm duhet të përgjigjet personalisht për gjithçka ka bërë. Një person me ligj prezumohet i pafajshëm deri në momentin që provohet i fajshëm. Dhe ju lutem, mos e përdorni dhunën sepse vetëm i hidhni benzinë zjarrit”, tha Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati në Komision pasqyroi edhe një herë përplasjen mes opozitës dhe mazhorancës mbi çështjen e përgjegjësisë institucionale dhe mënyrën se si duhet trajtuar rasti i ish-drejtueses së SHISH.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?