Debatet në çift ju shëndoshin

Studiuesit vazhdojnë të theksojnë se stresi çon në obezitet.

 

Sipas një studimi të kohëve të fundit, debatet që bëhen në çift ndikojnë në shtimin e peshës. Kjo është vërtetuar edhe nga disa studiues, të cilët kanë studiuar çifte që kishin tre vjet të martuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një studimi të Universitetit të Ohajos, debatet e tensionuara në jetën bashkëshortore mund të çojnë në shtimin në peshë. Është vënë re se burrat dhe gratë që debatonin shumë me njëri-tjetrin digjnin më pak kalori pas ngrënies sesa çiftet që nuk debatonin.

 

Pakësimi i djegies së kalorive çonte në një shtim peshe prej 6 kg. Jo vetëm kaq, por këto çifte kishin edhe një nivel më të lartë insuline, e cila ndikon në grumbullimin e yndyrave dhe triglicerideve.

 

Jan Kiecold-Glaser, që u mor me studimin, ka thënë: “Rezultati tregon se stresi çon në obezitet.” Në studim u përfshinë 43 çifte nga mosha 24-61-vjeçare, të cilët kishin tre vjet të martuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?