Debati për pagën e magjistratëve, Ulsi Manja: Sistemi i pagave nuk mund të jetë një listë dëshirash

Debati për rritjen e pagave të magjistratëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka mbërthyer vendin. Nga njëra anë janë magjistratët që kërkojnë rritjen e pagës së tyre, ndërsa nga ana tjetër është kryeministri Edi Rama që e quan këtë kërkesë absurde. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në ”Top Story” ka sqaruar zanafillën e këtij debati.

”Kam ndjekur debatin sepse vij nga sistemi i drejtësisë dhe kam qenë i përfshirë drejtpërdrejt në miratimin e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në 2016. Ky është një ligj i rëndësishëm dhe shumë i debatuar, pasi që nga miratimi ka shkuar tri herë në Gjykatën Kushtetuese dhe është ndryshuar po aq herë nga ligjvënësi, konkretisht në nenin 12.

Debati aktual nuk është mes gjyqësorit dhe ekzekutivit në distancë, por mes dy palëve të interesuara në një proces kushtetues ku qeveria është palë. Ai është bërë publik kryesisht sepse çështja e pagave ngjall gjithmonë interes dhe debat. Kërkesat për rritje page janë legjitime, por në një shtet demokratik sistemi i pagave nuk mund të funksionojë si listë dëshirash; ai pasqyron realitetin politik, social dhe institucional të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji i statusit përcaktoi pagat mbi disa parime: dinjitetin e profesionit, shkallën e funksionit, vjetërsinë, kompetencat, pozicionet drejtuese dhe kualifikimet, si dhe përfitime të tjera si kompensime, pension suplementar, sigurim dhe shtesa për vështirësi profesionale. Debati sot lidhet me pagën referuese. Në 2021, pas shqetësimeve të Ministrisë së Financave, u ndryshua referenca e pagës, çka u ankimua në Kushtetuese. Gjykata vendosi që paga referuese të lidhej me kategorinë që i korrespondon sekretarit të përgjithshëm dhe theksoi se nuk duhej cënuar paga e fituar e magjistratëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ndryshimet e vitit 2023, vendimi i Kushtetueses u reflektua në ligj duke e lidhur pagën referuese me koeficient të pagës së Presidentit të Republikës, paga më e lartë në shtet, dhe duke garantuar indeksimin periodik. Paga e magjistratëve jo vetëm që nuk u ul, por u rrit. Neni 138 ndalon uljen e pagës së magjistratëve. Një formulë e re përllogaritjeje që sjell përfitim më të vogël nuk përbën automatikisht shkelje, ashtu siç një përfitim më i madh nuk është domosdoshmërisht zbatim i detyruar i nenit. Referimi i pagës me atë të Presidentit përbën vlerësimin maksimal institucional që mund të bëhet”,-tha Manja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3240 (77.8%)
Jo 927 (22.2%)

Vota totale: 4167