Debati për Zvërnecin, Balla i kthehet Belerit: Mos shtrembëro historinë, termi ”Epir i Veriut” ka vdekur
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur eurodeputetit grek Fredi Beleri pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me Zvërnecin dhe atë që ai e quajti ”grekët e Epirit të Veriut”. Në reagimin e tij, Balla akuzoi Belerin se po bën politikë duke shtrembëruar faktet dhe historinë, ndërsa shtoi se debati për këto çështje do të vijojë në institucionet europiane.
Postimi i plotë
O Zoti eurodeputet Beleri, Zvërneci është në shtetin që quhet SHQIPËRI. Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me cdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Prandaj lutem zbato emërtesat zyrtare që të kërkon Parlamenti Europian.
Sa i përket angazhimit të Shqipërisë ndaj shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe të drejtave të pakicave kombëtare të jeni të sigurtë se këto për ne janë detyrime kushtetuese, ligjore dhe angazhime europiane.
Mos bëj politikë duke shtrembëruar fakte dhe historinë. E vazhdojmë në Strasburg muajin tjetër këtë diskutim për gjithçka bëjmë ne për pakicën shumë të respektuar greke në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

