“Dëbimi i diplomatëve iranianë, sinjal i fortë se diçka ekstreme po gatuhej”

“Kemi të bëjmë me një sërë vendimesh nga Shqipëria, përfshirë edhe largimin e kreut diplomatik të Iranit. Ky është një sinjal i fortë se diçka vërtetë ekstreme po gatuhej për sigurinë kombëtare. Ky vendim i dytë vjen edhe si një pasojë që e kishim paralajmëruar e vendosjes së Shqipërisë në një vend në rrezik, sepse ne kemi mirëpritur një numër mbi 3 mijë muxhahedinë”.

Kështu u shpreh në A2 Endri Hide, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare, teksa komentoi dëbimin e diplomatëve iranianë nga vendi ynë.
Më tej, ai zbuloi se autoritetet shqiptare kanë marrë informacione edhe nga vetë MEK-u. “Shqipëria është një vend i vogël, diplomatikisht, ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe financiarisht. Shqipëria hyn të fuqitë e vogla. Shqipëria nuk pretendon dot të luajë rol në Lindjen e Mesme, por ka reaguar ndaj një kërkese zyrtare të SHBA nëpërmjet OKB-së dhe UNHCR, vetëm për premisa humanitare. Por ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kemi komponentët tanë të sigurisë. Madje, shpesh herë, ka pasur informacione që janë përcjellë nga autoritetet tona nga vetë MEK-u, nga pjesëtarët që bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shqiptare”, tha Hide.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?