Deklarata e presidentit Zelenskyy për Kosovën, PD: Nxitje për Vuçiçin dhe interes i Putinit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski gjatë vizitës së tij në Beograd lidhur me Kosovën. Bardhi shprehet me keqardhje për qëndrimin e Zelenskit, duke e cilësuar deklaratën e tij për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës si “jashtë çdo konteksti historik” dhe në kundërshtim me qëndrimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe vendeve kryesore të saj.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Presidenti Zelenski deklaroi se nuk do njihte shtetin e pavarur të Kosovës madje më qartë, shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së Kosovës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Me keqardhje deklarojmë se kjo deklaratë nga përfaqesues i një vendi mik është jashtë çdo konteksti historik dhe bie haptas ndesh me vendimet historike të Aleances së Atlantikut të Veriut dhe vendeve kyesore të saj, por dhe me të drejtën, ligjin ndërkombëtar, vendimet e Gjykatës së OKB që kanë sanksionuar ligjimitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kësaj, Ukraina në luftën e saj heroike kundër agresionit barbar rus ka patur dhe ka mbështetjen më të plotë nga mbarë kombi shqiptar, Shqipëria dhe Kosova nderkohë që deri dje Serbia si Rusia e vogël ishte prapavija e fuqishme e Rusisë në agresionin e saj kundër Ukrainës!

Partia Demokratike hedh poshë një deklaratë të tillë dhe e konsideron si një nxitje të serbomadhit Vuçiç për qëndrime dhe veprime destabilizuese që janë dhe interesi më i mirë i Vladimir Putinit dhe Rusisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?