FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata nga ministrja serbe, Rama: Nuk mund të bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas qëndrimeve që kërkojnë reagime për deklaratën nga ministrja serbe për Kosovën, që foli për ”spastrim etnik”. Rama shkruan në X, se nuk është detyrë e çdo institucioni apo personi me zë publik të reagojë ndaj çdo deklarate, duke argumentuar se një shtet që respekton veten duhet të veprojë përmes kanaleve zyrtare. ”Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten”, shkroi Rama, duke shtuar se Shqipëria nuk duhet të kthehet në një “kor histerik” sa herë që një person në Beograd bën deklarata që ai i cilëson të pavlera.

Postimi i plotë

Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 787 (14%)
Jo 4831 (86%)

Vota totale: 5618