Dekorime nga Shoqata Tirana ”Nderi i Kombit”
Lajme E Diel, 4 Tetor 2026 15:31
Shkëlqim Hajdari, prefekt i Tiranës, shkruan në postimin e kësaj dite shënimin: Dekorime nga Shoqata Tirana” Nderi i Kombit”
!
Dje pata nderin, si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe Kryetar i Asamblesë së Shoqatës “Tirana”, të merrja pjesë në ndarjen e 6 dekoratave “Fisnikëria Tiranase”, akorduar nga Komiteti Drejtues i Shoqatës, për personalitete të shquara të kulturës, artit, shkencës, arsimit dhe bamirësisë së Tiranës.
Këto dekorata, janë një shprehje mirënjohjeje dhe respekti për njerëz që, me punën, përkushtimin dhe vlerat e tyre, kanë kontribuar në pasurimin e jetës sonë shoqërore dhe në nderimin e emrit të Tiranës.
Të vlerësosh njerëzit që kanë dhënë nga vetja për të mirën e përbashkët do të thotë të nderosh vlerat, kujtesën dhe shpirtin e qytetit tonë.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë të nderuarit. Uroj që shembulli i tyre të mbetet frymëzim për brezat që vijnë”.

