FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Delegacioni i BE-së në Shqipëri: Të rritet siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sallat e gjyqit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si një akt të rëndë kriminal, ndërsa theskohet se duhet që të rritet siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sallat e gjyqeve.

”Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. Ne e dënojmë me forcë këtë akt kriminal. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja.

Kjo tragjedi nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit. Bashkimi Evropian mbetet i palëkundur në mbështetjen e konsolidimit të reformës në drejtësi dhe të forcimit të sundimit të ligjit në vend”, thuhet ne reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?