FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Delegacioni i BE uron Ramën dhe qeverinë e re: Shqipëria mund të mbyllë negociatat në 2027 nëse…

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e re pas marrjes zyrtarisht të detyrës.

Në një reagim në rrjetet sociale, zyra e BE-së shprehet se Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz, për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027 nëse zbatohen reformat.

“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?