FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demokratët votojnë me PRO ose KUNDËR për Berishën, situata në Sarandë dhe Vlorë

Prej orës 08:00, demokratët janë drejtuar drejt kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë forcën politike në katër vitet e ardhshme. Sali Berisha si i vetëm ”kandidat”, e ka cilësuar procesin e 23 majit si një referendum për drejtimin e partisë. Berisha deklaroi se votimet, edhe pse me një kandidat të vetëm, janë demokratike dhe synojnë ripërtëritjen e Partisë Demokratike.

Numri i anëtarëve në listën e degës së Sarandës është reduktuar ndjeshëm në 870 persona, duke hequr nga listat 410 anëtarë. Sipas informacioneve, nga listat janë hequr anëtarë që janë larguar nga Partia Demokratike ndër vite, si edhe persona që kanë ndërruar jetë.

1600 anëtarë të Partisë Demokratike në Vlorë kanë të drejtën e votës për të zgjedhur kreun e ardhshëm të PD. Në Vlorë ashtu si në të gjithë vendin ka nisur procesi i votimit që po kryhet me parimin një anëtarë një votë. Ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të vazhdoj deri në orën 18:00 të mbrëmjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?