Dëmtohen dy banesa dhe aksi Kote-Sevaster në Vajzë të Selenicës (Pamjet)
Lajme E Mërkurë, 7 Janar 2026 10:00
Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga si dhe janë dëmtuar dy banesa.
Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime.
Policia ndodhet në terren dhe po monitoron qarkullimin e automjeteve, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster.
KOHA JONË SONDAZH

