Denaj promovon trashëgiminë gastronomike shqiptare: “Receta që rrëfejnë historinë nga jugu në veri”
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të veçantë për promovimin e kulinarisë tradicionale shqiptare, duke e cilësuar nismën si “Receta të trashëguara brez pas brezi”.
Në postimin e saj, Denaj thekson rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gatimeve autentike që përfaqësojnë identitetin kulturor të vendit:
“Shije që rrëfejnë historinë nga jugu deri në veri, me gatime autentike të përgatitura nga duart e arta të zonjave në agroturizmet shqiptare,” shkruan ajo.
Ministrja ka ftuar qytetarët dhe vizitorët të eksplorojnë pasurinë gastronomike të Shqipërisë përmes aplikacionit “AGRITOURISM AL”, një platformë digjitale që lehtëson orientimin drejt fermave agroturistike në të gjithë vendin.
“Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM AL dhe nisni udhëtimin tuaj gastronomik nëpër Shqipëri!” vijon Denaj në thirrjen e saj.
Nisma synon të ndërthurë traditën me zhvillimin rural, duke nxitur turizmin e qëndrueshëm dhe përfshirjen e komuniteteve lokale në ruajtjen e trashëgimisë kulinare.
KOHA JONË SONDAZH

