Dënimi i krerëve të UÇK, Berisha: I padrejtë dhe i pamerituar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat, në mënyrë absolute, nuk arriti të substancializojë asgjë konkrete, përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit.

Dha dënime tërësisht të pamerituara, në vend që të shpallte pafajësinë në sallë, në emër të së drejtës, ndaj ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rast, sigurisht që festë bëhet në Serbi, në Beograd, për këto dënime të padrejta. Por asgjë nuk mund të errësojë Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës, të cilën ata e udhëhoqën, si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën, së bashku me mbështetjen e NATO-s, dhe duke qenë aleate në terren e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Evropë, Kosovën, nga pushtimi barbar serb”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 250 (6.7%)
Jo 3461 (93.3%)

Vota totale: 3711