Dënimi me vdekje duhet të rikthehet
Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri është i domosdoshëm të paktën për një periudhe 15 – 20 vjeçare për disa vepra të rënda penale. Dënimi me vdekje duhet të vendoset sidomos për veprat terroriste, për grupet dhe organizatat e organizuara kriminale të të gjitha llojeve, për vrasjet, për vjedhjet me armë me pasojë vdekjen, për vjedhjet në shuma të mëdha nëpërmjet shpërdorimit të detyrës të fondeve publike, për marrëdhëniet seksuale me të mitur, për inçestet brenda gjinisë etj.
N.q.s këtë iniciative nuk e ndërmarrin ligjvënësit, pse jo të mos mblidhen firma nga qytetarët për të organizuar një referendum e për këtë s’ka Europë as fuqi tjetër në botë, ta ndalojë siç u veprua në vitet 90-të për interesa meskine e servilizëm ndaj Europës e Amerikës, se ne çfarë po bëjmë, e çfarë u fitua, u rrit krimi dhe llojshmëria e tij, u orvanizuar dhe u forcuan organizatat kriminale dhe tani janë hapa përpara shtetit në veprimtarinë e tyre kriminale.
Letër e dërguar në redaksi nga Prengë Gjergji