FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimet për ”spiunë e terroristë” në protestë, Zef Brozi: Ata po lëvizin të lirë, të merren veprimet ligjore

Ish-gjyqtari i njohur Zef Brozi ka reaguar ndaj deklarimeve të qeverisë lidhur me pjesëmarrës të protestave, të cilët janë cilësuar si “spiunë” dhe “terroristë”, por sipas tij nuk janë ndjekur më tej me masa ligjore. Në një deklaratë publike, Brozi thekson se shteti ka detyrim ligjor të hetojë dhe ndëshkojë çdo person që mbështet ose propagandon terrorizmin, duke shtuar se vetëm denoncimi publik pa veprime konkrete institucionale e dëmton besueshmërinë e vetë qeverisë.

Reagimi i plotë

Qeveria këto ditë po denoncon spiunë e terroristë, por i lë të lirë! Shteti e ka detyrim të zbulojë, hetojë e ndëshkojë sipas ligjit spiunët, terroristët dhe këdo që mbështet e propagandon terrorizmin. Kur pushtetarët i denoncojnë këta persona vetëm për t’ia bashkëngjitur ato/ata protestës, jo vetëm që bëhen të pabesueshëm, por në fakt u bën nder të denoncuarve duke i ndihmuar ato/ata që të mos përgjigjen para drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një protestë qytetare ku marrin pjesë mijëra vetë, seicili pjesëmarrës mund të flasë lirshëm, pa iu miratuar më parë fjalimi, sikurse ndodh në protestat partiake të molotovistëve dhe e zjarrvënësve e shkatërrimtarëve. Prandaj edhe në protestat e rinisë në Tiranë jo çfarë thotë çdo folës përfaqëson programin a frymën e protestës. Me sa di kordinatorët e protestës e kanë shprehur publikisht disa herë këtë dhe janë distancuar nga çdo fjalim e veprim i tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kur ka folës që abuzojnë me lirinë për të folur në protestë, ato/ata nuk duhet të lejohen të mbajnë fjalim herë të tjera në atë protestë. Ndërsa institucionet shtetërore kanë edhe detyrimin për të mos i lënë spiunët e terroristët të marrin pjesë në protesta dhe të shëtisin të lirë në Shqipëri, madje edhe të futen brenda ambasadës së Izraelit dhe të heqin flamurin.

Zef Brozi

Uashington, DC

24 Qershor 2026

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 13136 (68.2%)
Jo 4783 (24.8%)
Nuk e di 1340 (7%)

Vota totale: 19259