Dentisti austriak refuzon të mjekojë pacientë pro Erdoganit?

Kanë mbërritur deri në Turqi polemikat për fletëpalosjet e një dentisti austriak nga Tiroli, i cili u bente thirrje pacientët që simpatizonin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, që të mos mjekoheshin tek ai. Sipas gazetës austriake ”Tiroler Tageszeitung”, fletëpalosjet e shkruara me dorë, gjendeshin në studion e tij private dhe kishin edhe një fotografi të Erdoganit, me një shenjë ”x” mbi të, ku shkruhej fjala turke “hayir” (”jo”). Gjithsesi, këto fletëpalosje u hoqën nga qarkullimi pas ndërhyrjes së Urdhrit Austriak të Dentistëve, megjithatë ky rast u trajtua nga një televizion turk, që në lajmin e dhënë, këtë dentist e krahasoi me nazistët. Gazetës ”Tiroler Tageszeitung” dentisti i sqaroi se ai do t’i mjekonte të gjithë pacientët dhe se fletëpalosje ishte një formë proteste kundër politikës së presidentit turk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?