Departamenti i Shtetit zbardh telefonatën Pompeo-Bushati

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar nje deklaratë lidhur me telefonatën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Në këtë deklaratë, Departamenti shtetit thotë “Sekretari i shtetit Pompeo telefonoi Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy iranianëve, përfshirë ambasadorin e Iranit në Shqipëri, si përgjigje ndaj përgatitjeve të një komploti për një sulm terrorist në Shqipëri.

“Me këtë vendim -vijon deklarata e DASH-“Shqipëria rreshtohet krah vendeve të tjera të evropës, si Franca dhe Danimarka. Veprimet e Shqipërisë përcojnē një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në Evropë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Sekretari Pompeo ka uruar Ministrin Bushati për marrjen e kryesisë së OSBE për vitin 2020 ndërsa thekson se mezi pret të bashkëpunojë me shqipërinë në këtë organizëm të rëndësishëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?