Deputetët çdo të premte me qytetarët, Rama: Çdo shqetësim do të marrë përgjigje

Partia Socialiste ka nisur këtë të premte, në orën 17:00, nismën “Prania Besnike”, një aktivitet që do të zhvillohet çdo javë, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, në të gjithë vendin. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, çdo njësi administrative dhe zonë urbane do të organizojë një takim të tillë një herë në muaj.

Rama e ka përshkruar “Praninë Besnike” si një hapësirë neutrale, ku qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin shqetësimet, ankesat apo kërkesat e tyre në mënyrë individuale, pa kamera dhe pa qenë të pajisur me teserë partie.

Përfaqësuesit e PS-së do të mbledhin shqetësimet e qytetarëve dhe do t’i përcjellin ato zyrtarisht pranë institucioneve përgjegjëse, përmes deputetëve. Sipas Ramës, qëllimi i kësaj nisme është që çdo problem i ngritur nga qytetarët të marrë vëmendjen dhe përgjigjen përkatëse, duke theksuar se askush nuk do të mbetet pa përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot në 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë Prania Besnike e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe të njëjtin vend, gjithnjë të premten në orën 17.00.

Çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë praninë e vet besnike një të premte në muaj.

Prania besnike është vend neutral. Hyhet pa kamera dhe pa tesër partie. Nuk është mbledhje po dëgjesë individuale e hallit, ankesës, kërkesës. Mban shënim, adreson institucionet zyrtarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje.

Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon.

PRANIA BESNIKE të dëgjon dhe BESA të thotë më kontrollo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?