FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët e PD-së takojnë sekretaren e përgjithshme të PPE: Raporti shprehu mosbesimin ndaj qeverisë Rama

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi bashkë me deputetët Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj, zhvilluan këtë të mërkurë një takim në Parlamentin Europian me sekretaren e përgjithshme të Partisë Popullore Europiane (PPE) dhe eurodeputeten, Dolors Montserrat. Bardhi akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama si “armikun e integrimit europian të Shqipërisë”.

“Integrimi europian ka vetëm një armik: qeverisjen e korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës. Edi Rama zgjodhi Belinda Ballukun përpara integrimit europian. Me vetëdije të plotë, për të mbrojtur bashkëpunëtoren e tij të pandehur nga SPAK-u, Edi Rama nuk e kaloi testin e Europës dhe sot raporti i Parlamentit Europian po na vendos kusht pas kushti, duke shprehur hapur zhgënjimin dhe mosbesimin ndaj kësaj qeverie.

Edi Rama zgjodhi aleancën me krimin e organizuar, në vend të aleancës me familjen europiane. Vetëm në dy dosje të drejtësisë, të bëra publike së fundmi, rezulton qartë se, me firmën e Edi Ramës, Shqipëria është bërë parajsë e pastrimit të parave të krimeve të kryera në vendet e Bashkimit Europian. Por shqiptarët kanë zgjedhur Europën prej kohësh, prandaj kanë vendosur ta largojnë Edi Ramën”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?