Deputetët e PD takohen me raportuesin e Parlamentit Europian, Tabaku: Kuvendi jo më noter i qeverisë
Disa nga deputetë të PD janë takuar me eurodeputetin Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Takimi që Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Ivi Kaso zhvilluan me Schieder u mbajt këtë të enjte në Kryesinë e Kuvendit.
Në një reagim në rrjetet sociale pas takimit, Tabaku renditi tri shqetësime që sipas sajpo pengojnë progresin e vendit në procesin e integrimit dhe që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e Kuvendit.
Duke marrë si shembull çështjen e Belinda Ballukut, Tabaku kritikon refuzimin e mazhorancës për të mbledhur Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit dhe akuzon shumicën se po e kthen Kuvendin në “noter të qeverisë”.
KOHA JONË SONDAZH

