FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët në seancë plenare, protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit

Ndërsa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare me pjesëmarrjen e deputetëve, jashtë ambienteve të Parlamentit vijon protesta e qytetarëve. Tubimi është shoqëruar me tensione, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të godinës së Kuvendit, duke rritur më tej përplasjen mes palëve.

Protesta është njoftuar një ditë më parë nga organizatorët, të cilët kanë bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në orën 10:00 para Parlamentit. Gjatë fjalës së tyre në tubimin e djeshëm, ata i kanë ftuar qytetarët të bashkohen sërish në protestën e sotme, duke e konsideruar si një vazhdim të aksionit të tyre.

Deputetët janë pritur jashtë godinës së Kuvendit me thirrje kundërshtuese nga protestuesit, të cilët kanë brohoritur slogane si “ju erdhi fundi” dhe “opozitë e shitur”, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në hyrje të institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, brenda sallës së Kuvendit po zhvillohet seanca e radhës plenare, e cila ka në rend dite disa pika të rëndësishme. Mes tyre përfshihet miratimi i procesverbalit të seancës së datës 18.6.2026, si dhe njoftime të ndryshme sipas rregullores së Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, në rend dite janë projektligji për kontrollet zyrtare në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, si dhe disa projektrezoluta që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të ndryshme shtetërore për vitin 2025. Këto përfshijnë Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentin e Administratës Publike, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionin e Prokurimit Publik, Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Institutin e Studimeve për Krimet e Komunizmit dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?