Deputetët nesër në seancë me flakadanë? Policia ka blinduar godinën e Kuvendit

Partia Demokratike nesër do të mbajë një protestë para Kuvendit për çështjen e Belinda Ballukut, por brenda sallës së seancës plenare pritet që të ketë kaos, ku nuk do të mungojnë as flakadanët, pasi edhe në seancat e viteve të shkurara janë parë skenarë të tillë.

Partia Socialiste i ka votat për të miratuar raportin e Këshillit të Mandateve, i cili sugjeron të mos pranohet kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit dhe për vendosjen e një mase më të rëndë ndaj ish-zëvendëskryeministres.

Opozita pritet të paraqesë një raport kundër, duke kërkuar miratimin e kërkesës së SPAK-ut, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet nga Oerd Bylykbashi. Protesta jashtë Kuvendit mund të sjellë tensione, ndaj janë shtuar masat e sigurisë brenda dhe jashtë godinës për të parandaluar edhe futjen e sendeve të ndaluara si flakadanë në sallën plenare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?