
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti thotë se kryeministri Edi Rama është delegjitimuar politikisht, ndërsa paralajmëroi se zemërimi qytetar dhe protestat kundër qeverisë mund të rikthehen me intensitet më të lartë. Për të protestat mund të bëhen edhe më të forta, duke argumentuar se pakënaqësia lidhet me mënyrën e qeverisjes, gjendjen ekonomike dhe problematikat në shëndetësi e arsim.
”Do të ketë protesta akoma më të forta. Nuk ndalet më. Më shumë se dy vjet protestuan studentët në Shqipëri dhe ja ku janë. Kush deligjitimohet, kur nuk të dëgjon më njeri, kur do më njeri të flasë më me ty dhe ja ku jemi. Ai ka ushtruar dhunë, pro dhuna prodhon dhunë dhe njerëzit do të jenë më prezent. Kjo është e pandalshme. Për atë do të ishte më mirë të jepte hapësira.
Përplasja dhe emërtimi i studentëve dhe protestuesve që nuk janë milionerë si kryeministri dhe jetojnë në vështirësi do reagojnë fort. Rama po të kishte qeverisur mirë, të kishte ndërtuar ekonomi të mirë, shëndetësi të mirë apo arsim të mirë, nuk do të kishte njerëz në rrugë. Por zoti Rama merr vesh vetëm nga krimi, skema. Këtij vendi i ka vjedhur kaq shumë me njerëzit e tij, me aleatët e tij, me ministrat e tij”, tha ai.
