Deputeti Baçi: Në shesh nuk ka PD, por qytetarë
Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se kryeministri Edi Rama mendon se do e kalojë edhe këtë situatë, duke harruar, sipas tij, se në shesh nuk ka elektoratin e PD-së, por qytetarët.
“Fjalimi i tij ishte një “déjà vu”, që e ka mbajtur shpesh kur qeveria është në situatë të sikletshme. Rama harron që pika e parë e kërkesave të protestuesve është dorëheqja e kryeministrit. Nuk ia vlen të analizohet fjalimi i Ramës. Ishte i pritshëm, duke shkarkuar fajin nga vetja”, tha në ”A2cnn”.
Sipas tij Rama mendon se do ta kalojë këtë herë, por që deputetin nënvizon se kryeministri harron që këtë herë në shesh janë qytetarët dhe rinia.
“Nuk është më PD-ja me elektoratin e vet në shesh, por ka qytetarë që e ka pranuar edhe vetë që janë votues të tij. Sigurisht që aty ka demokratë me shumicë, ka nga të gjitha shtresat shoqërore”, shtoi deputeti demokrat.
KOHA JONË SONDAZH

