FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti Baçi: Nuk është e vështirë të rimarrin Tiranën, Berisha mbetet i pakonkurrueshëm

Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë rival për drejtimin e partisë, pavarësisht se shumë aty brenda mund të kenë dëshirë. ”Për referendumin e zgjedhjes së kryetarit të PD, zotit Berisha, ka pasur një konsensus të përgjithshëm të demokratëve. Dhe kur flas demokratëve, flas demokratëve që vërtetë punojnë për PD, janë te PD dhe këtë e pamë edhe në procesin zgjedhor, edhe në pjesëmarrjen, edhe në qetësinë që kaloi referendumi”, tha Baçi në A2 CNN.

Nga ana tjetër, Baçi shtoi se tani PD-ja duhet të vijojë procesin e ripërtëritjes së Këshillit Kombëtar dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale, që zhvillohen vitin e ardhshëm. Sipas tij, PD i ka të gjitha mundësitë që të rifitojë Bashkinë e Tiranës.

”Për mua nuk është e vështirë fare. Madje është mjaftueshëm e lehtë, sidomos në situatat aktuale që gjendet bashkia, në situatat aktuale që gjendet Partia Socialiste, me kryetarin e bashkisë në burg, të arrestuar për korrupsion. Kjo na favorizon”, tha Baçi. Për të PD duhet të caktojë dhe bëjë publikë emrat e kandidatëve në zgjedhjet lokale sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo t’i zbulojë para nisjes së fushatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?