Deputeti i PD, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, ka mbërritur paraditen e sotme në SPAK.
Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni.
Disa muaj më parë, Nallbanti dhe vëllai i tij Alti Nallbati, janë përfshirë më maj në një konflikt me një drejtues kamioni. Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.
KOHA JONË SONDAZH

