Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët protestues
  • Kritika ndaj Ramës
  • Përplasja te Katedralja
  • Peticioni për Ramën
  • Ujëhedhëse në Rinas
  • Vrasja në Kamëz
  • Pagat e policëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët protestues
  • Kritika ndaj Ramës
  • Përplasja te Katedralja
  • Peticioni për Ramën
  • Ujëhedhëse në Rinas
  • Vrasja në Kamëz
  • Pagat e policëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti i PD: I kam dërguar letër kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Çuçi: T’ia lëmë këtë punë drejtësisë

Lajme E martë, 22 Shtator 2026 12:12
Deputeti i PD: I kam dërguar letër kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Çuçi: T’ia lëmë këtë punë drejtësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Masa e caktuar ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit, ka shkaktuar debat në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u shpreh se i ka dërguar një letër Vlora Hysenit dhe ka ftuar institucionet ligjzbatuese të marrin përgjigjet e saj në Parlament.

Mund t'ju interesojë

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe...

Para 2 orësh
Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Para 2 orësh
Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një ...

Para 5 orësh

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Bledi Çuçi kërkoi që kjo çështje t’i lihej drejtësisë dhe të vazhdohej me rendin e ditës.

Pjesë nga debati:

Balliu: Aty ku jeni ju sot, ka qenë edhe Vlora Hyseni, kreu i SHISH-it, së cilës i kam dërguar këtë letër, ku e pyes konkretisht nëse ka pasur kontakt me Ergys Agasin, më datë 26.01.2026. Institucionet ligjzbatuese janë të mirëpritura në Parlament dhe të marrin përgjigjet që ka dhënë Vlora Hyseni.

Është e paprecedentë që kreu i SHISH-it të jetë e lidhur me grupe kriminale. Për të njëjtën çështje është larguar nga Kosova. Në vend që të ishte kriter për të mos i dhënë një post të rëndësishëm, Edi Rama ia dha këtë post. Çfarë kuptimi ka të vazhdojë kjo situatë? A ka njeri në këtë rruzull tokësor që Edi Rama nuk di gjë nga këto? Si ka mundësi që çdo njeri që takon ky… Mori një futbollist si Igli Tare dhe e ke sot në SPAK se ndejti me këtë gjysmë ore.

Është cenuar siguria e njerëzve, prandaj ndodhin vrasjet në mes të ditës në Sarandë. Ata nuk pyesin; dalin në mes të ditës, vrasin njerëz në mes të ditës dhe plagosin kalimtarë. Nuk ka rend dite sot. Prioriteti ynë është siguria kombëtare; këtu ka rënë. Jemi drejtuar katër vite nga një kriminel si Ilir Proda. Është turp që kemi lejuar banditë të vijnë këtu dhe të na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë.

Pyetja ime është: si do t’ia bëjmë që të mbrojmë shtetin nga narkoshteti i Edi Ramës? Informacionet që ne kemi sot nuk janë të sigurta. Fatkeqësisht, kjo ka qenë nën dijeninë e Ekzekutivit. Unë kërkoj që rendi i ditës sot të jetë ky diskutim: siguria kombëtare.

Çuçi: Institucionet nuk janë emrat e përveçëm. Ato kanë strukturat dhe sistemet e veta. Përgjegjësia personale është e gjithkujt që merr përsipër të ushtrojë një funksion publik. Çdo person është i pafajshëm derisa të shpallet i fajshëm nga sistemi i drejtësisë.

Unë mendoj që, më shumë se kurrë, sot ne duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet që funksionon, ku pushtetet brenda Republikës janë krejtësisht të pavarura dhe balancojnë njëra-tjetrën. Ajo që po ndodh sot me sistemin e drejtësisë po ndodh vetëm falë vullnetit të kësaj mazhorance. Tregon një qëndrueshmëri të shtetit shqiptar dhe shyqyr që ka ardhur kjo ditë. Të tjerat t’ia lëmë drejtësisë. Pa e zbardhur drejtësia plotësisht këtë gjë, ne nuk mund të flasim më shumë dhe të themi ndoshta gjëra që nuk qëndrojnë fare.

Balliu: Nëse doni ju të pavarur, është e pavarur. Unë s’flas për këtë. Unë po flas për një çështje që e kemi diskutuar prej kohësh dhe tani ka marrë rrugën. Unë ju ftoj juve dhe kolegëve të PS-së të mos hyjmë në vallen e këtyre individëve. Fakti që ne kemi që në vitin 2023 për lidhjet e Vlorës Hysenit me Ergys Agasin, të mos vazhdojmë e të presim. Informacionet që shëtisin kanë hyrë te kartelet e drogës.

Çuçi: Këto t’ia lëmë drejtësisë. Ta dëgjojmë deri në fund drejtësinë.

Balliu: Nëse vazhdoni kështu, atëherë lëreni drejtësinë të vazhdojë punën e vet me Lubinën. Mos i ngrini kartonët. Prandaj nuk duhet të qëndrojë Edi Rama kryeministër. Nëse doni të jeni të sinqertë, mos pranoni ngritjen e kartonëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 2 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 2 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 2 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 5 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 2 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 6 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 20 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 9 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 2 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 5 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 6 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 11 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.