Deputeti i PD votoi për kreun e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar sms në WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha u largua nga salla në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit dhe dha një prononcim për mediat. Berisha u pyet pse Tritan Shehu theu urdhrin dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, duke u përgjigjur se mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në WhatsApp. ”Do më jepni mundësinë të bisedoj me zotin Shehu se cila ishte arsyeja. Dua që zoti Shehu të më sqarojë, se WhatsApp që i është dërguar grupit të mos jetë kuptuar”, u shpreh Berisha.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?