Deputeti i PS, Bido: Plaçkitësit e doktorit ia dolën të sfumojnë kauzën e studentëve

Deputeti i PS-së, Ardit Bido ka reaguar pas episodeve të dhunës, plaçkitjes dhe shkatërrimit, duke akuzuar opozitën se po përdor kauzën studentore për qëllime politike. Në një reagim publik, Bido shprehet se veprimet e dhunshme po lënë në hije kauzat e studentëve dhe po dëmtojnë përfaqësimin e kërkesave të tyre.

Sipas deputetit socialist, studentët janë palët që dëmtohen më shumë nga kjo situatë, ndërsa thekson se zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe problematikat e ngritura prej tyre duhet të marrin përgjigje nga institucionet përgjegjëse.

”Sot pamë dhunë, plaçkitje dhe shkatërrim. Në emër të studentëve dolën plaçkitësit e doktorit që ia dolën edhe këtë herë të sfumojnë kauzat studentore dhe të nxjerrin në pah derëzinë e kahershme të një partie që veç dhunë di. E këtu, viktima janë veç studentët, zëri i të cilëve duhet të dëgjohet dhe peoblemeve të të cilëve duhet t’u jepet përgjigje nga institucionet përgjegjëse, edhe kur zullumi i opozitës tenton t’i zëvendësojë përmes dhunës”,-shkruan deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?