Deputeti i “rekordeve”, në katër vite ka ndërruar 3 parti
Me publikimin e listatve të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit, emri i një prej kandidatëve ka shkuar “humor” në rrjete sociale. Luan Duzha, deputet në qarkun e Elbasanit ka thyer rekorde. Ai në 4 vite pushtet, ka ndërruar jo pak por 3 parti politike.
Fillimisht në zgjedhjet e 2013, Duzha u zgjodh deputet teksa kandidonte për Partinë Republikane. Por më pas ai kaloi tek LSI-ja. Si një deputet në opozitë nga PR, ai kaloi në mazhorancë si deputet i LSI.
Mësohet se pak kohë më parë, i erdhi një ofertë nga Edi Rama, të cilët ai nuk e refuzoi. Kështu që ditën e djeshme emri i tij u shfaq në listën e PS për Qarkun e Elbasanit.